RTSH Sport Live

Barcelona gjen fitoren në kampionat, dopietë e Messi-t

  • 07/11/2020
  • |
  • Futboll Bota
Barcelona gjen fitoren në kampionat, dopietë e Messi-t

Pas dy humbjeve dhe një barazimi, Barcelona ka rigjetur fitoren në kampionat, duke mundur 5-2 Betis. Pa argjentinasin Messi, që e ka nisur nga pankina këtë sfidë, për tu aktivizuar në fillimin e pjesës së dytë, katalanasit kanë kaluar në avantazh me Dembele në minutën e 22-të. Në minutën e 33-të, Griezmann ka humbur mundësinë më të mirë për të dyfishuar, duke gabuar nga pika e 11-metërshit, goditja e tij është pritur nga Bravo.  Në fundin e pjesës së parë, Sanabria ka shënuar për Betis, duke vendosur barazpeshën, 1-1.

Fillimi i pjesës së dytë ka sjellë dhe aktivizimin e Messi në vend të Fati. Katalanasit kanë marrë një tjetër ritëm, duke shënuar katër herë në portën e Betis. Dopietë e argjentinasit(një me 11-metërsh), Griezmann e Pedri dhe koeman i gëzohet fitores 5-1.