RTSH Sport Live

Atletico Madrid, Suarez: Messi këtu? Vendos ai

  • 07/11/2020
  • |
  • Futboll Bota
Atletico Madrid, Suarez: Messi këtu? Vendos ai

Luis Suarez ka lënë Barcelonën gjatë merkatos së verës, për tu bashkuar me Atletico Madrid. Gjithsesi, ruan marëdhënie të mira me ish-shkokët e skuadrës, ku mund të veçohet ajo me Lionel Messi-n. Pikërisht për argjentinasin ka folur në një intervistë të dhënë për AS: Messi te Atletico Madrid? Leo është mjaftueshëm i pjekur për të marrë vendimet që duhet të marrë. Unë kurrë nuk i kërkoj ndonjë gjë. Nëse në një moment paraqitet mundësia, padyshim që unë do të flas me të për mrekullitë e Atletico”.

Më pas uruguajani  shpjegoi marëdhënien që e lidh me argjentinasin. “Ne vazhdojmë të flasim shpesh, por flasim për jetën, për gjithçka që po ndodh sot. Ditën tjetër ishte ditëlindja e djalit tim, folëm dhe për këtë. Kemi një raport të mirë, nuk flasim vetëm për futboll”. Në fund, në lidhje me sfidën e ardhshme kundër Barcelonës, Suarez ka premtuar: “Në rast se do të shënoj gol, nuk do të festoj, në respekt të shokëve të mi dhe të klubit që më ka dhënë shumë”.