RTSH Sport Live

Atalanta barazon me Interin. Roma, super Mkhitaryan

  • 08/11/2020
  • |
  • Futboll Bota
Atalanta barazon me Interin. Roma, super Mkhitaryan

Një ndeshje e bukur në Gewiss Stadium, mes Atalantës dhe Interit, dy skuadra që vinin pas humbjeve të pësuara në Europë. Të dyja skuadrat dhanë gjithçka në fushën e lojës, në një 90 minutësh që dhuroi dhe një barazim 1-1. Një rezultat, që ndodhta mund të mos jetë i pranueshëm si për njërën ashtu dhe për tjetrën skuadër, por që i përgjigjet më së miri asaj që ndodhi në fushën e lojës. Pas një pjese të parë intensive, por me pak mundësi shënimi, pjesa e dytë sjell lojë më të hapur dhe skuadrat arrijnë të gjejnë rrugën e rrjetës. Golit të Lautaro Martinez të Inter i është përgjigjur Miranchuk i Atalantës.

Roma ka arritur të marrë një fitore 3-1 përballë Genoa në javën e shtatë të Serie A, duke u ngjitur në vendin e tretë në renditje. Protagonist absolut në Ferraris ishte armeni Mkhitaryan, i cili, pasi goditi një traversë në minutën e 19-të, duke rritur reflekset e Perin, nënshkroi hat-trick vendimtar; së pari me kokë, pas një topi të ardhur nga këndi në 47’, më pas në të 66’, dhe në fund në 85 ‘ me një kthesë me të djathtën. Pjaca nuk ishte i mjaftueshëm për Genoa në fillim të pjesës së dytë.

Një 90 minutësh pa shumë emocione, sfida mes Torinos dhe Crotone është mbyllur në barazim 0-0.