Gareth Southgate po përballet me një krizë në rritje të dëmtimeve brenda skuadrës së Anglisë një javë para nisjes së Euro 2020. Trajneri i Anglisë ka frikë se edhe dyshja Jordan Henderson dhe Harry Maguire mund të humbasin turneun. Harry Maguire u bashkua me skuadrën e Anglisë të enjten, por është në dyshim të madh për Euro 2020.
Gjithashtu edhe gjendja e Jordan Henderson është për t’u parë, pasi ai ka shumë gjasa që mos mund të ndihmojë dot skuadrën e tij në turneun kontinental. Mesfushori i Liverpool, Henderson ka pësuar një lëndim në ije dhe nuk dihet nëse do të mund të rikuperohet në kohë. Qendërmbrojtësi i United Maguire ka deklaruar se sapo u kthye në stërvitje ka dëmtuar kyçin e këmbës.
Këto mungesa i bashkohen asaj të Alexander-Arnold, që u konfirmua të enjten në mbrëmje. Futbollisti u dëmtua në kofshë gjatë miqësores me Austrinë. Southgate do të duhet të thërrasë një lojtar tjetër, për të plotësuar 26-shen e tij, për të qenë gati për miqësoren e së dielës kundër Rumanisë. Mesfushorët James Ëard-Proëse dhe Jesse Lingard dhe mbrojtësit Ben Ëhite dhe Ben Godfrey janë mundësitë për trajnerin e Anglisë.