RTSH Sport Live

Abrashi kapiten: Është kenaqësi

  • 04/06/2021
  • |
  • Kombëtarja
Abrashi kapiten: Është kenaqësi
Mesfushori kuqezi do të mbajë shiritin e kapitenit në miqësoren me Uellsin

Amir Abrashi, i cili u paraqit në konferencë për shtyp bashkë me trajnerin Reja, në funksion të miqësores me Uellsin, nuk e fsheh kënaqësinë për faktin se do të mbajë shiritin e kapitenit në këtë sfidë të radhës. Ai theksoi se këto miqësore, do t’i shërbejnë ekipit për t’u përgatitur për sfidat e shtatorit, ndërsa u shpreh se do të skuadra do të futet në fushë për tri pikët dhe lojë të mirë.

Ndjesia e të qenit kapiten i Kombëtares? – Është kenaqësi e madhe dhe nder i veçantë te jem kapiten i skuadrës se Shqipërisë, skuadër qe unë e dashuroj. Me padurim pres të fillojë ndeshja.

3 pikët apo loja e mirë, çfarë është më e rëndësishme? – Më e mira është që edhe të fitojmë edhe të luajmë mirë normal, por mendimi im është që në këto dy ndeshje të bëjmë lojën tonë dhe janë përgatitje e mirë për dy ndeshjet që kemi në shtator, por normal që do të hyjmë për të fituar që në këtë ndeshje dhe për të përforcuar ekipin.

Mundësi për të fituar ndeshjen? – Pse jo. Ata kanë skuadrën e fortë por edhe ne kemi kualitet për të fituar këtë ndeshje. Do të japim 100% dhe shpresojmë me rezultate pozitive.

A e sheh veten si lider i ekipit? – Mendimi im është po, unë e shoh veten si lider, me moshë dhe me vitet që kam luajtur me skuadrën, kam shumë eksperiencë dhe i ndihmoj me karakteristikat e mia, i ndihmoj djemtë e rinj dhe kjo është puna ime. Dhe të kesh shiritin, edhe nëse nuk e ke shiritin, është njësoj. Puna është të jesh lider në ekip. Dhe unë e ndjej si lider veten.

Uellsi? – Uellsi eshte fizikisht shume i fortë dhe luan futboll te mirë. Kanë karakteristikat e futbollistëve britanikë dhe nuk është kundërshtar i thjeshtë. Kemi parë gjerat pozitive dhe negative në stërvitje me trajnerin.