RTSH Sport Live

“Maradona,  i varur nga alkoli”

  • 08/11/2020
  • |
  • Futboll Bota
“Maradona,  i varur nga alkoli”

Diego Armando Maradona vazhdon të qëndrojë i shtruar në spitalin e La Platas pas operacionit që kreu në kokë të martën për shkak të një hematome. "Pibe de oro" dëshiron të dalë sa më shpejt por mjeku Leopoldo Luque nuk e ka lejuar duke deklaruar se ai është një pacient shumë i vështirë për t’u menaxhuar. “Ishte e vështirë për të sepse duhej të pastrohej edhe nga alkooli që mendoj se është shkaktari i vërtetë i problemeve të  tij”, thekson mjeku që lë të kuptohet se ish numri 10 ka krijuar varësi ndaj alkoolit. “Është në të njëjtën situatë kur u nis për në Kubë disa vite më parë ku u pastrua nga kokaina. Më shqetëson shumë e ardhmja e tij”, shton  Luque. Në lidhje me gjendjen e ish kampionit të botës është shprehur edhe avokati i tij, duke saktësuar se mjekët po tregohen të matur dhe po monitorojnë çdo moment ish-sulmuesin. “Duke parë parametrat aktualë, nuk ka asnjë mundësi që të dalë nga spitali. Do të qëndrojë i shtruar deri në daljen e rezultateve pozitive”, përfundon përfaqësuesi ligjor i yllit argjentinas.