Skuadra e Vllaznisë ka bërë goditjen e parë në merkato duke afruar një mbrojtës. Në fakt bëhet fjalë për një produkt të akademisë kuqeblu, por që në dy sezonet e fundit është aktivizuar me skuadrën e Besës. Është Egzon Shima, i cili gjatë ditës së sotme ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me nënkampionët e Shqipërisë.
NJOFTIMI I KLUBIT:
Klubi i Futbollit Vllaznia ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me futbollistin 20 vjeçar Egzon Shimaj. Ai është produkt i Akademisë Vllaznia ku është shpallur kampion me U-19 duke luajtur në kompeticionin europian të Uefa Youth League. Shimaj rikthehet tek Vllaznia pas një eksperience 2-vjeçare me Besën e Kavajës. Ndërkohë mbrojtësi shkodran ka qënë edhe pjesë sistematike e kombëtareve të moshave U-17, U-19, U-20 . Me këtë rikthim Vllaznia synon të adresojë një vëmendje të shtuar për të rinjtë shkodranë për t’ i dhënë besimin e duhur në arritjen e sukseseve të mëtejshme