RTSH Sport Live

U-21/ Bushaj dhe Dobra: Shkojmë për tri pikë në Andorra

  • 29/05/2021
  • |
  • Kombëtarja
U-21/ Bushaj dhe Dobra: Shkojmë për tri pikë në Andorra
Përfaqësuesja kuqezi e 21-vjecarëve vazhdon përgatitjet për dy transfertat e qershorit

Përfaqësuesja U21 vazhdon me përgatitjet në funksion të dy transfertave: me Andorrën më 4 qershor, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2023, ndërsa më 8 qershor do të zhvillojë një miqësore me Bullgarinë.

Gjatë ditës së sotme, dy lojtarë të kontigjentit kuqezi, kanë dalë në një konferencë për shtyp, duke komentuar në funksion të dy sfidave. Bëhet fjalë për dy lojtarët, Mark Bushaj dhe Armando Dobra.

Mark Bushaj, futbollisti shqiptar që luan në Kroaci nuk e fsheh kënaqësinë e të qenit pjesë e këtij grumbullimi dhe Kombëtares, ndërsa thekson se ndaj Andorrës synohen vetëm tre pikët.

Ftesa nga Kombëtarja- U ndjeva shumë mirë, shokët e Kombëtares më kanë pritur shumë mirë. Familja u gëzua shumë. Çdo futbollist e ka ëndërr të ftohet nga Kombëtarja, një nga ata jam edhe unë.

Andorra? – Po stërvitemi mirë dhe po shkojmë aty për fitore. Andorra është një skuadër që rri mbrapa dhe ne do sulmojmë dhe do luftojmë për t’i marrë tre pikët.

E ardhmja – Planet e mia janë të qëndroj në Hajduk Split, për ekipin e parë.

alenti shqiptar i ekipit anglez të Ipsëich, Armando Dobra shprehet se ekipi aktual i kuqezinjve është shumë i fortë, teksa shprehet se objektivi i skuadrës është vendi i parë ose i dytë në grup. Sa i përket objektivave personalë, ai thekson se synon të luajë me ekipin e parë në Ipsëich.

Gjendja e skuadrës – Ekipi është i fortë, kanë ardhur disa lojtarë të rinj, pasi një pjesë kanë shkuar te Kombëtarja A. Janë shumë lojtarë të mirë, kemi një ekip të fortë.

Objektivat e ekipit – Shpresoj të dalim në vend të parë, por Anglia është ekip shumë i fortë, por objektivi ynë është të dalim të parët ose të dytët në grup.

Lojtarët e rinj – Kemi qenë në Kombëtare edhe në ndeshjet e kaluara dhe kemi pak më shumë eksperiencë se lojtarët e tjerë dhe mund t’i ndihmojmë lojtarët e rinj që kanë ardhur për t’u njohur me njëri-tjetrin dhe për t’i sjellë në grup e t’i themi që ashtu si ne luftojmë për ekipin, ashtu do të luftoni edhe ju.

E ardhmja – Objektivi im është të luaj me ekipin e parë në Ipsëich.