RTSH Sport Live

Stacioni i FORMULA 1, GP Bahrein! Ora 14.45 në RTSH 1 HD

  • 28/11/2020
  • |
  • Evente Sportive
Stacioni i FORMULA 1, GP Bahrein! Ora 14.45 në RTSH 1 HD
Alexander Albon ka pësuar një aksident në provat e lira

Stacioni i radhës për Formula 1 është në Bahrein. Sot duke filluar nga ora 14.45 në RTSH 1 HD nis transmetimi i kualifikueseve të kësaj gare duke i paraprirë me një analizë të detajuar për pistën, pilotët, fituesit e tjerë në këtë pistë dhe shumë të reja të tjera. Në provat e lira të ditës së premte, ka dominuar sërish Mercedez dhe Hamilton, por mund të ketë edhe surpriza duke qënë se anglezi tashmë është shpallur kampion Bote.  Alexander Albon ka pësuar një aksident në provat e lira. Tashmë karriera e tij tek Red Bulli është vënë në diskutim, sepse këto ishin garat e fundit që piloti duhet të bindë drejtuesit më të lartë të skuadrës për ta mbajtur edhe në vitin 2021. Natyrisht nuk është vetëm ky aksident, sepse Albon ka kryer këtë sezon një sërë incidentesh që kanë ndikuar që ai mos të rinovonte me Red Bullin.