RTSH Sport Live

Reja, dirigjent i Kombëtares edhe në muzikë

  • 03/06/2021
  • |
  • Kombëtarja
Reja, dirigjent i Kombëtares edhe në muzikë
Trajneri kuqezi drejton skuadrën edhe në interpretimin e improvizuar të himnit në Uells

Të qenit trajner nënkupton në vetvete se duhet të hartosh planin, pra, në mënyrë metaforike, partiturën e një ndeshjeje dhe më pas, ta vësh atë në jetë, duke e dirigjuar skuadrën në fushën e blertë. E për më tepër, duke qenë italian, një komb që ka shkruar faqe të arta të muzikës evropiane dhe botërore, dirigjimi vjen edhe më natyrshëm.

Kështu ndodh me trajnerin e Kombëtares kuqezi, Edoardo Reja, i cili të enjten e ka bërë mirëfilli rolin e dirigjentit, teksa, në një moment çlodheje në Uells, aty ku do të përballet më 5 qershor me përfaqësuesen vendase, skuadra dhe stafi kanë improvizuar interpretimin e himnit kombëtar. Ndonëse me ndonjë stonaturë aty-këty, dirigjenti Reja ia ka dalë me sukses deri në fund.