RTSH Sport Live

Broja, Tuchel e kërkon te Chelsea

  • 03/06/2021
  • |
  • Kombëtarja
Broja, Tuchel e kërkon te Chelsea
Sulmuesi do ta mbyllë periudhën e huazimit te Vitesse

Thomas Tuchel kërkon të rikthejë në “Stamford Bridge” sulmuesin e kombëtares shqiptare, Armando Broja. Lojtari kuqezi në pronësi të Chelseat i huazuar te Vitesse gjatë sezonit të kaluar, aktualisht i grmbulluar me skuadrën shpresa për transfertën e Andorrës, ka marrë lajme pozitive nga Anglia. Sipas mediave ishullore, trajneri kampin Europe kërkon që Broja të rikthehet në bazë për t’i dhënë një shans të artë.

Lojtari i rritur në akademinë e Chelsea ka rënë në sy të trajnerit gjerman për cilësitë e treguara në Eredivisie gjatë sezonit të kaluar me 10 gola në 31 ndeshjedhe në këtë mënyrë, Tuchel kërkon ta ketë pjesë të skuadrës së tij gjatë sezonit të ardhshëm. Broja arriti të nënshkruante një kontratë profesionisti me Chelsean në Janarin e vitit 2020, ndërsa në shkurt arriti të debutonte me klubin londinez në të vetmen ndeshje në Premier League.

Sipas “Sky Sports”, klubi po punon me insistim për të zgjatur kontratën që skadon në vitin 2022 pasi Broja mund të rikthehet në Londër për të plotësuar organikën e skuadrës pasi Giroud por edhe i riu Abraham mund të largohen gjatë muajve të verës.

 “Sky Sport” saktëson se është Tuchel personalisht që po ndjek çështjen pasi e kërkon ta bashkkojë me kampionët e Europës të cilët mbeten në garë për të afruar edhe një tjetër emër me peshë në fazën sulmuese si Erling Haaland apo Harry Kane.