RTSH Sport Live

Alban Bushi: Shpresat, për të shkuar një hap larg

  • 30/05/2021
  • |
  • Kombëtarja
Alban Bushi: Shpresat, për të shkuar një hap larg
Trajneri i Kombëtares kuqezi të Nën-21-vjeçarëve flet posaçërisht për RTSH Sport

Kombëtarja shqiptare e Nën-21-vjeçarëve e nis fushatën e saj të Eliminatoreve të Evropianit me një përballje ndaj Andorrës dhe, përtej mungesave, trajneri Alban Bushi beson tek grupi i lojtarëve që ka në dispozicion.

“Kemi patur shumë lojtarë të ëmtuar. Kishim përgatitur disa skema para se të grumbulloheshim, por kemi ndryshuar pasi lojtarëtq ë kemi në dispozicion aktualisht nuk është se u përshtaten atyre skemave që kishim menduar në fillim. Nuk e kishim menduar kaq keq, në kuptimin që do të kishim kaq shumë lojtarë të dëmtuar si Çelhaka, Muçi, Tuci, Selmani, Asllani, Etemi… shumë lojtarë. Gjithsesi, lojtarët që kemi marrë janë shumë tëmirë dhe nuk do na krijojnë asnjë llojë problem për tu përshtatur për këtë ndeshje”, ka deklaruar trajneri I 21-vjeçarëve.

Për Bushin, nisja e mbarë është shumë e rëndësishme.

“E dimë që është ndeshja e parë dhe duhet fituar me patjetër. E rëndësishme ëhstë që të luajmë mirë dhe të luftojmë, sepse Andorra nuk është një ekip I lehtë. Është një kundërshtar q ëtë krijon problem, që lufton shumë. Ne e kemi vlerësuar sikur të ishte një ekip pretendent i grupit, sepse kështu duhet vlerësuar çdo ndeshje”.

Ish-futbollisti i Kombëtares kuqezi këmbëngul në fjalët e tij sa i përket nevojës për të mos e nënvlerësuar kundërshtarin.

“Ata na njohin, por edhe ne i njohim më mirë, jemi më të përgatitur, e dimë se si do të luajnë. E rëndësishme është që ne të luftojmë për çdo top, sepse ata, pavarësisht se ndihen inferior ndaj nesh, luftojnë shumë. Nuk duhet të lejojmë në asnjë moment hapësirë që ata të bëjnë atë që duan. Duhet të presojmë që nga minuta e parë, duhet ta mbajmë ekipin lartë. Nuk duhet nënvlerësuar, sepse është një ekip që të krijon problem. Jo vetëm neve, që dolëm 2-2 atje, por kanë dalë 3-3 dhe me Anglinë, ka mundur Turqinë 2-0. Është një ekip për tu vlerësuar

Trajneri i Shpresave synon të shkojë një hap më larg në këto Eliminatore.

“Në çdo ndeshje shkojmë për të fituar, objektivi ynë është që të kualifikohemi. Anglia është ekip që dihet, nuk ka nevojë për koment, por vendi i dytë është i hapur, sepse Sllovenia, Çekia, Shqipëria dhe Kosova, janë katër ekipe që mund ta zënë vendin e dytë, por gjithsesi duhet patur parasysh ndeshja me Andorrën. Kjo sfidë duhet fituar, më pas në shtator skuadra do të kompletohet me të gjithë elementët, kemi më shumë alternative. Nuk diskutohet që do të bëjmë mirë, më mirë se vitin e kaluar. Por vitin e kaluar dypikëshi që lamë më Andorrën na e ndërlikoi situatën, kështu që kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne”.

Shpresat e Shqipërisë përballen në duelin e parë zyrtar më 4 qershor në Andorrë me përfaqësuesen vendase të Nën-21-vjeçarëve, për të vijuar 4 ditë më pas me një miqësore në Bullgari me bashkëmoshatarët vendas.

Ndërkohë, skuadra e Bushit, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar dhe një miqësore me Përfaqësuesen U19, që drejtohet nga Armando Cungu, të cilën e ka fituar me rezultatin 3-1. Në sfidën e luajtur në ambientet e kompleksit  “Internacional” në Pezë Helmes, mesfushori shqiptar që aktivizohet në radhët e Dinamo Zagrebit në Kroaci, Bernard Karrica gjeti dy herë rrugën e rrjetës ndërsa shënoi edhe Tedi Cara(Partizani). Golin e vetëm për kuqezinjtë e Cungut e shënoi Shpuza.